OPINION

DEMOKRISTIANËT KOSOVARË, ME IDENTITET TË FORTË KOMBËTAR…


Shkruan: Agron Prebibaj
Kosova në altarin e kombit shqiptar është thesari i historisë së mbushur me plot dhembje në shekuj, e cila me rezistencën e qëndresën e saj ndaj pushtuesit e sundimtarit e bën atë pjesën më vitale si uragan e tribun i pishtarit të lirisë e të diturisë, për të mbetur përjetësisht krenaria kombëtare.


Lufta me pushtuesin më jetëgjatë, atë turk, i cili islamizoi Kosovën e thuajse gjithë kombin, e deri te sundimtari i fundit gjakatar, ai serb, e rreshton popullin kosovar në kalvarin e vuajtjeve për liri e identitet kombëtar duke kryelartësuar brezat që kanë pasuar dhe pasojnë.


Ndërsa identitetin kombëtar, siç thotë Kadare dhe burrat e tjerë të letrave shqipe, gjithnjë e kanë përfaqësuar katolikët si ura më e pashembur e kombit e cila lidh shqiptarët me Europën, e nisur kjo me Gjergj Kastriotin, Gjon Buzukun, Pjetër Bogdanin, Frano Bardhi, Pjeter Budi, e pasuar me Kuvendin e Arbrit nën e kujdesin e Papa Klementi Albani XI-të, përhapja e gjuhës shqipe në viset e Kovosës, thirrja e rilindasit Pashko Vasa të pasuar nga Gjergj Fishta e shëntorja Nëna Terezë, e bën kombin të lartësuar përballë kombeve të mëdha.
Normalisht, shqiptarët kanë qenë së bashku (me mesazhin e tufës së thuprave të Gjergj Kastriotit) në betejat e tyre për liri e pavarësi, por katolikët si pjesa sentimentale e kombit kanë pri me mendim e veprim pa pushuar edhe kur vëllezërit e tyre të besimit mysliman ia futën gjumit të fortë shqiptar për tre shekuj e gjysëm duke u pajtuar me pushtuesin turk, zgjim që do të vinte nga rilindasit, e nisur me Naimin e madh, i cili fton shqiptarët nga Stambolli të shikojnë diellin që ngroh nga perëndimi.


Përherë, e kryesisht në shekullin e 20-të, ka patur lëvizje demokristiane me qëllim orientimin e qytetarëve shqiptarë për nga Europa e qytetëruar, porse gjithnjë lëvizjet demokristiane me orientim perëndimor kanë hasur në prita e pengesa nga megallomanë e me fondamentalistë islamikë.
Krijimi i partisë shqiptare Demokristiane të Kosovës erdhi si domosdoshmëri e ngjyrimit kristian në jetën politike kosovare.
Që në fillim, PSHDK do të vëzhgohej e përndiqej nga makineria serbe si subjekti politik i lidhur fort me identitetin kombëtar.
Përveç vështirësive, Demokristianët kosovarë gjetën përkrahje popullore si dhe mbështetjen përsonale të kryetarit të LDK-së zotit Ibrahim Rugova.


Bashkëpunimi e bashkërëndimi vllazëror LDK-PSHDK mundësoi karikimin e ngrohjen e popullit dardan për liri e pavarësi, bëri të mundur ndërkombëtarizimin e çështjes kosovare në të gjitha kancelaritë EuroAtlantike.
Me lidershipin demokristian kosovar
Udhëtimi im për tu takuar me drejtuesit e PSHDK-së në Kosovë kishte si qëllim njohjen më nga afër të veprimtarisë dhe aktivitetit politik në jetën politike kosovare.
Më priti dhe më shoqëroi kudo miku im Krist Mula, i cili më dhuroi ngrohtësinë vllazërore të demokristianit, duke më shpjeguar aktivitetin dhe veprimtarinë e degës së demokristianëve në Gjakovë e më gjerë.


Në takimin që kisha me nënkryetarin e PSHDK-së, zotin Zef Morina ,u njoha me veprimtarinë, sukseset e vështirësitë e demokristianëve që nga themelimi e deri më sot.
Zoti Morina, ministri më jetëgjatë në qeverinë e Kosovës, një personalitet me mjaft eksperiencë në biznes e politikë, më bëri një rezyme të situatës politike në Kosovë dhe rajon si dhe më sqaroi shqetësimet me disa parti të Kosovës, të cilat kishin shantazhuar e manipuluar elektoratin demokristian.
Gjithashtu, edhe unë ,e informova zotin Morina për gjendjen e rëndë politike e ekonomike në Shqipëri, gjithashtu e kam informuar edhe për pozicionin politik dhe veprimtarinë e demokristianëve të Shqipërisë.


Ndërsa, në darkën e shtruar nga kryetari demokristian Dr. Ukë Berisha, aty mbizotëroi biseda e mendimi i lirë i gjithësecilit duke dhuruar ngrohtësi e bashkëpunim demokristian.
Lideri demokristian, zoti Ukë Berisha, me largpamësinë e tij tregoi mundësinë e zgjidhjes së krizës në të dyja anët e kufirit shqiptar si dhe hapjen e siparit për të gjithë ata që duan të aspirojnë në rritjen e PSHDK-së.


Në këtë darkë ,ishin të pranishëm zotërinjtë Arion Thaqi-kryetari i demokristianëve të rinj, Emanuel Demaj-sekretar i përgjithshëm i PSHDK-së e drejtues të tjerë si: Ton Karaqi, Lekë Selmani, Krist Mula, Nol Berisha, të cilët biseduan lirisht e me shumë ngrohtësi me njëri -tjetrin rreth ngjarjeve e problematikave në vend.
Në fakt, mësova se demokristianët kosovarë tashmë kishin një rënie në elektorat, pasi tashmë, delja e bardhë demokristiane, në kohën e Rugovës ,kishte filluar të shikohej si delja e zezë; kjo ishte një përpjekje për të shkatërruar ngjyrimin demokristian, kryesisht të ardhur nga AAK dhe PDK-ja, pasoja këto që rëndojnë mbi politikën kosovare e posaçërisht mbi partitë që janë pjellë e UÇK-së, një verbim, megallomani e fondamentalizëm ndaj subjektit politik demokristian të pa mëkatuar; mund të thuhet me plot gojën se, në jetën politike kosovare, vetëm PSHDK është e panjollosur e pakontaminuar, e paduargjakosur ,por vetëm e bardha e politikës kosovare së bashku me aleatin e tyre të natyrshëm LDK-në.


Demokristianët kosovarë, që në fillim me në krye liderin e tyre akademikun Mark Krasniqi e deri më sot me Dr. Ukë Berisha, kanë vepruar si shërbesa e shkëlqyer, duke trokitur në të gjitha kancelaritë perëndimore për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj.


Zoti i bekoftë demokristianët e Kosovës!/ Kosova.info.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483