Kosova

Demokristianët e Kosovës urojnë Krishtlindjet

Partia Shqiptare Demokristiane ka uruar besimtarët katolikë shqiptarë për festën e Krishtlindjes. “Lindja e Jezusit në Betlehem është Lajm i Mirë, është dhuratë për mbarë njerëzimin, është ngjarja më e rëndësishme e botës së krishterë, është festë e paqës, dashurisë, gëzimit, haresë, shpresës dhe lumturisë”.

Të shpresojmë se Krishtlindjet e tjera do të na gjejnë më mirë, më të bashkuar, më të begatë, më të vendosur në ndërtimin e Kosovës Evropiane. 

Të gjithë besimtarëve shqipëtar të fesë katolike në Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe anembanë globit që festojnë këtë natë të shenjtë Gëzuar Krishtlindja! 

Ju dëshiroj shëndet, mbarësi, paqë dhe lumturi në jetën tuaj. Uroj që Krishtlindjen ta kaloni në atmosferë tolerance, paqeje dhe dashurie me familjet tuaja. 
Për shumë mote, Gëzuar!  thuhet në urimin e PSHDK-së.