Kosova

Demi: Qeveria Haradinaj është kampione e keqqeverisjes

Agron Demi më kot orvatet të gjejë një sukses për t’ia numëruar Qeverisë së Ramush Haradinajt, në ditën kur ajo ka përmbyllur vitin e parë të punës. Për bindjen e tij, ekzekutivi i këtij mandati është kampion i keqqeverisjes.

Demi aktualisht është analist politikash në GAP. Këtij instituti i është bashkuar prej një dekade dhe për gjashtë vjet ka shërbyer si drejtor ekzekutiv, shkruan sot “Koha Ditore”. Aktivisht ka përcjellë e analizuar vendimmarrjen e nivelit qendror, me fokus tek politikat e ndjekura në fushën e ekonomisë.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Demi ka folur për vitin e parë të punës së Qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë të jenë të shumta vendimet dhe veprimet e dëmshme gjatë kësaj periudhe qeverisjeje dhe ka shprehur bindjen se kryeministri nuk i ka duart e lira për të ndërmarrë vendime të mëdha, por se është i lirë për të keqmenaxhuar me pozitën e tij.

Në këtë intervistë Demi ka treguar pritjet e para një viti për Qeverinë Haradinaj, kualitetin qeverisës që e ka parë, por edhe për “disiplinën” e demonstruar nga ekzekutivi në raport me paranë publike.