Show Biz

Demi Moore: Më dhunuan kur isha 15 vjeç, nëna më shiti për 500 dollarë

Aktorja e njohur amerikane Demi Moore, në një emision televiziv ka zbuluar se ishte dhunuar në moshën 15-vjeçare në shtëpinë e saj, derisa nëna e saj ishte në dijeni. Thotë se nëna e saj kishte marrë 500 dollarë nga i dyshuari që e dhunoi, transmeton Koha.net.

Ylli i Hollywoodit që tash është 56-vjeçare, i ka bërë këto akuza në një intervistë për “Good Morning America”, raporton The Guardian.

Në intervistën dhënë Diane Sawyer, thotë se pasi e kishte dhunuar i dyshuari që e gjeti në shtëpi kur ajo kishte hyrë brenda, e ka kuptuar se nëna e vet e kishte shitur atë për 500 dollarë.

Nëna e Moore ka qenë alkooliste. Ajo thotë se qysh e vogël e kishte dërguar nëpër bare të ndryshme që burrat ta vënë re atë. Nëna e saj vdiq në vitin 1998.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483