Show Biz

Demi Lovato flet për jeten e saj në këngën e fundit “Sober”

Demi Lovato nxori këngën e re në të cilën këndon se nuk është më esëll dhe u kërkon falje të afërmve dhe fansave.

“Mama, më fal. Nuk jam më esëll. Baba, më vjen keq për pijet e hedhura në dysheme”, janë disa nga vargjet e tekstit të këngës.“Për të vetmit që nuk më keni braktisur kurrë,i jam futur kësaj rrugë përsëri.

Më vjen shumë keq,por nuk jam më esëll”.Ajo më pas u drejtohet me fjalë ndjese edhe fansave:

“Doja të isha një model për t’u ndjekur, por dhe unë njeri jam”.Demi Lovato ka pasur probleme të hershme me alkoolin dhe drogën dhe për një periudhë hyri në rehabilitim.

Dhe dukej se kishte hequr dorë, por përmes “Sober” me sa duket bëri deklarimin publik se nuk mundi dot t’i largohej asaj rruge./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483