EKONOMI

Demi e quan krim financiar atë që po ndodh në PTK, drejton gishtin kah Beqaj

Agron Demi, kolumnist i rregullt në Kohën Ditore dhe punonjës në institutin GAP, e ka quajtur vetëm njërin nga krimet financiare të qeverive në këtë dekadë atë që po ndodh në PTK.

E ka drejtuar gishtin kah ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, më pas ministër i Financave, e tash ministër i Inovacionit, Besim Beqaj.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Demit:

Vetëm një nga krimet financiare të qeverive në këto dhjetë vjet:

14 korrik 2009 – 27 shkurt 2013: Qeveria i merr 410 milionë euro divident nga PTK.

Prill 2018: PTK është fut në 60 milionë euro borxh.

E përgjegjësit për këtë krim janë ende ministra. Pasi e shkatërroi PTK, pasi shiti rrjetin e energjisë bashkë me katër hidrocentrale për 26 milionë euro, tash është Ministër i Inovacionit.

Goxha inovativ duhesh me qenë për me ba krejt këtë krim financiar.