Kombëtare

Dëme të mëdha shkaktoi shiu e breshëri në Rahovec, fermerët kërkojnë ndihmë nga qeveria

Për fermerët e Komunës së Rahovecit viti 2018, është nder vitet më të vështira në dy dekadat e fundit. Këtë vit shumë fermer u dëmtuan nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm, për këtë drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku dhe Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa kanë vizituar fermerët në fshatrat Krushë e Madhe dhe Kramovik.

Gjatë vizitës dhe bisedave me fermer, drejtorët kanë  siguruan ata se nga e Hëna (20.08.2018),do të dal në terren një komision për vlerësim të dëmeve, që u janë shkaktuar fermerëve të këtyre fshatrave, thuhet në komunikatën e komunës së Rahovecit.

Pasi përfundimit të vlerësimit të dëmeve dhe përpilimit të raportit, i njëjti do të dërgohet në Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke shpresuar  që fermerët e dëmtuar të ndihmohen nga fondi për kompensim i cili është ndare nga Kryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Kosova.info.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483