SPORT

Dembele nuk do ta refuzonte Manchester United

Sulmuesi francez, Moussa Dembele, nuk do ta refuzonte mundësinë për t’u transferuar në Manchester United nëse i ofrohet një gjë e tillë.

Sipas Manchester Evening News, klubi anglez e ka identifikuar futbollistin 23 vjeçar si një kandidat kryesor për ta përforcuar linjën sulmuese, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Për shkak të dështimit të skuadrës Lyon për t’u kualifikuar në Europë sezonin e ardhshëm pasi fushata e Ligue 1 mbaroi këtë javë, Dembele mund të jetë në kërkim që të transferohet në ndonjë klub tjetër gjatë verës së këtij viti.