SPORT

Dembele mund të largohet nga Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, mund të transferohet tek Paris Saint-Germaini, për të luajtur nën urdhrat e ish-trajnerit të tij Thomas Tuchel.

Dembele, që nënshkroi me Barçën verën e shkuar, ka luajtur nën urdhrat e Tuchel tek Borussia Dortmund, ndaj tekniku e do sërish nën urdhrat e veta.

Po ashtu, transferimi i Malcolm në Camp Nou e ka shtyrë anësorin të mendojë për ndërrim ambienti gjatë kësaj vere.

Nga ana tjetër, kataluasit duan që të financojnë edhe transferime tjera gjatë verës, ndaj të hyrat nga largimi i Dembele do të ishin të mirëseardhura.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.