Kosova

Demaj për Vjosa Osmanin/ Dega u nda nga trungu, por trungu mbetet e dega mund të thahet

I ftuari në emisionin Info D në DTV, deputeti nga radhët e LDK-se, Frasher Demaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ai është pyetur edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje te parakohshme, shkruan Kosova.info

Ai gjithashtu ka komentuar edhe mundësinë e largimit të Vjosa Osmanit nga LDK, duke thënë se: “Dega mund të ndahet nga trungu, por trungu mbetet ndërsa dega mund të thahet”.

Demaj gjithashtu ka thënë se, LDK ka pasur edhe situata tjera të cilat nuk ishin të mira, por siç i ka tejkaluar ato, do t’i tejkaloj edhe këto tani.

“Është e vërtetë se ne do të dëmtohemi në vota, por është situatë që do të rikuperohet dhe do të tejkalohet”, tha Demaj. /Kosova.info/