Kosova

Demaj – Pal Lekajt: Për të debatuar me PShDK’në duhet t’i kesh duart e pastra

Pas shkarkimit të Anton Shalës nga gjithë funksionet e PShDK’së, pasi ai kishte bërë shkelje statusore disa herë radhazi, duke dalë kundër vendimit të kryesisë dhe duke bërë fushatë kundër PShDK’së dhe duke favorizuar AAK dhe Pal Lekajn.

Reagimi i parë ka ardhë nga deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, i cili ka dalë në mbrojtje të Shalës, e kjo nuk e ka lënë rehat sekretarin e PShDK’së, Emanuel Demaj, i cili në një prononcim për media ka thënë se po më duhet t’i përsëris gjërat disa herë, e kam thënë edhe më herët se Pal Lekaj nuk është zëdhënës i PShDK’së dhe nuk mund të flasë në emër të PShDK’së.

“Nuk je zëdhënës i PShDK’së Pal Lekaj, e as nuk e don ti më shumë se ne Anton Shalën, ti të gjitha këto suksese dhe merita i ke nga votuesit demokristianë, nuk je dashamir i PShDK’së, por një shfrytëzues dhe një përfitues nga votuesit demokristianë.

Të them të drejtën AAK edhe 100 vite jetë me i pas nuk mundet me bë atë që ka bërë dikur PShDK së bashku me LDK’në, prandaj ju aty jeni kukulla dekori dhe argat i të tjerëve. Nuk dua të debatoj me ju z.Lekaj, sepse kishe pas një kusht të vështirë, se duhet të kemi ulëse në Kuvend me debatu me ju, këtë nuk e kemi sepse ju jeni ata që e keni shkatërruar dhe po mundoheni të shkatërroni PShDK’në me argatë e juaj, por një gjë të tillë nuk do ta arrini sepse po ju vie fundi andaj jemi krenar si demokristianë qe i kemi duart e pastërta edhe pse jemi jashtë Kuvendit.

Ne e kemi dëshmuar vetën në proceset më të vështira të Kosovës dhe do ta dëshmojnë edhe në të ardhmen. Ndërsa ju do të njiheni për gjëra tjera të cilat nuk i bëjnë nderë as Kosovës as juve”, ka thënë Emanuel Demaj.