SPORT

Delph zihet me tifozë në Instagram

Disa tifozë të Evertonit i kanë bërë publike mesazhet e tyre me futbollistin Fabian Delph, me të cilin ishin zënë shkaku i paraqitjes së tij të dobët në ndeshjen e së dielës në FA Cup kundër Liverpoolit.

Evertoni nuk ka arritur ta mposhtë rivalin e qytetit në stadiumin Anfield që nga viti 1999 dhe ndeshja e tyre e fundit në fundjavë cilësohej si rasti i përsosur për t’i dhënë fund kësaj ecurisë, pasi që Jurgen Kloppi i pushoi shumicën e titullarëve të tij.

Megjithatë, përkundër ndryshimeve të shumta në formacionin e parë, Liverpooli arriti ta mposhtë rivalin e vet përmes një goli të shënuar në minutën e 55-të nga adoleshenti Curtis Jones.

Kjo bëri që tifozët e Evertonit të revoltoheshin dhe mesfushori Delph s’ishte i kënaqur me kritikat që iu bënë atij përmes Instagramit dhe vendosi të përfshihet në një zënkë me ta.

Në mesin e shumë mesazheve që ua dërgoi Delph tifozëve të klubit të vet, ishte argumenti se ata tifozë s’do të guxonin t’ia thonë ato fjalë ofenduese drejtpërdrejt, por do t’i kërkonin të bëjnë fotografi. Delph gjithashtu u tha disa prej tifozëve se ai ishte edhe më i zemëruar se ata që kishin humbur në derbin e qytetit e madje e quajti njërin prej tifozëve “person me çrregullime delusionale”.

”.

Delphi ishte njëri ndër lojtarët që iu bashkua Evertonit gjatë afatit kalimtar të verës, duke ardhur nga Manchester City për 8.5 milionë funte. Deri më tani, ai ka qenë titullar në vetëm nëntë ndeshje të ligës. /

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.