LAJMET

Delegacioni i Qeverisë amerikane krahas Kosovës viziton edhe Greqinë, Serbinë dhe Izraelin

Një delegacion i qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, është konfirmuar nga DFC-ja përmes një njoftimi për shtyp.

Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i administratës Trump, Richard Grenell.

Si është bërë e ditur në njoftim, vizita në këto katër shtete do të ndërmerret gjatë periudhës 20 deri më 25 shtator.

“Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin e ofertave dhe fuqizimin e pavarësisë energjetike në Greqi dhe rajonin më të gjërë. DFC do t’i vëjë themelet për hapjen e një zyreje në Beograd për lehtësimin e zbatimit të projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik në rajon”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.