Kosova

Dele Pfeiffer, themelues i Fondit Arsimor Kosovaro-Amerikan, pritet nga Ministri Reka

Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka priti në takim themeluesin e Fondit Arsimor Kosovar – Amerikan (KAEF), z. Dale Pfeiffer, me të cilin biseduan për kontributin e këtij fondi në krijimin e kuadrove të reja të Kosovës duke i’u mundësuar studime të avancuara universitare nëpër universitetet prestigjioze amerikane, përcjell Kosova.info

Nga ky fond deri më sot janë arsimuar 106 kosovar të cilët kontribuojnë sot në nivel politik,  administratë publike, si dhe në sektorin privat të vendit.

Në takim u diskutua mbi modalitetet për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet fondit KAEF dhe kontributit të Qeverisë së Kosovës.

Në vijim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve me të gjithë akterët që janë pjesë e arsimit dhe përkrahjes në këtë proces./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.