SPORT

Deklarata që po çmend Messin

Claudio Tapia thotë se kualifikimi i Argjentinës në gjysmëfinale do të ishte diçka shumë e mirë, duke mos shpresuar se mund të arrijnë në finale dhe pse jo, edhe ta fitojnë atë, diçka që Lionel Messi e beson.

Presidenti i Federatës së Argjentinës të Futbollit (AFA), Claudio Tapia, beson se arritja në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë është një objektiv i mirë për kombin e tij.

Finalistët e Botërorit të vitit 2014 nuk konsiderohen si favoritët më të nxehtë për turneun e Rusisë, pasi kanë luftuar e vuajtur shumë në fushatën kualifikuese.

Tapia tha se gjysmëfinalet ishin një objektiv realist për Argjentinën, e cila do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, në Grupin D.

“Të jesh në katër më të mirët e botës është një objektiv pozitiv”, tha ai për “TyC Sports”.

Lionel Messi do ta udhëheqë përsëri Argjentinën, ndërsa ai vazhdon të kërkojë një trofe të parë të lartë me kombin e tij, edhe pse ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë turneu i tij i fundit i këtij lloji.

Tapia ishte plot falënderime për yllin e Barcelonës, duke e përshëndetur si më të mirin në botë:

“Ai i jep shumë futbollit argjentinas. Rritja që kemi si AFA është sepse kemi lojtarin më të mirë në botë”. Argjentina e nis këtë Botëror me ndeshjen kundër Islandës, në Moskë, të shtunën.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.