Kosova

Deklarata për Amerikën/ Ish-ministri i LDK-së shpërthen ndaj deputetit të VV-së

Imet Rrahmani, ish-ministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka reaguar ashpër deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje Fatmir Humolli. Ky i fundit, në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.

“Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terroristë, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu Amerikën hiç. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të Amerikës që dëshirojnë me shfrytëzua këtu. Kemi pas embargo prej amerikanëve si UÇK”, ka thënë ai.

E Rrahmani, ka thënë se po të kishte Amerika interesa më të mëdha në Serbi, nuk do ta bombardo për ta çliruar Kosovën, përcjell Bota sot.

Ish-ministri i Shëndetësisë e ka quajtur “debil” deputetin nga LVV-ja.

Reagimi i tij në Facebook:

Debila breeee…me pas pasur Amerika interesa më të mëdha në Serbi nuk e kish bombarduar mbi shtatëdhjetë ditë pandërprerë!

Ju, ata si ju dhe ata që po ju besojnë nuk mundeni me i prish raportet me Amerikë, sepse ato burimin e kanë te liria, drejtësia e barazia e popujve, dhe janë të moçme mbi njëqind vjet.

Shfaq më shumë