Kosova

Deklarata kundërthënëse nga PDK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, mbrëmë në emision deklaroi se mandati i presidentit Hashim Thaçi u ndërpre dhunshëm nga Gjykata Speciale. Kështu ai kërkoi që kandidimi për presidentin t’i takoj përsëri subjektit të tij.

Përparim Leka

Hoxhaj e hoqi vetën prej kandidimit gjithsesi, por nuk tregoi se kënd do ta propozoj partia e tij.

“Unë nuk jam kandidat për president”, tha Hoxhaj.

Por kjo deklaratë është kundërthënëse me atë të nënkryetarit të PDK’së, Shaqir Totaj.

Po në T7, Totaj kishte thënë se nuk futen në qeveri nëse nuk marrin postin e kryeministrit.

“Qëndrojmë atyre fjalëve të kryetarit tonë Kadri Veseli pas përfundimit të zgjedhjeve i cili tha se do të qëndrojmë në opozitë. Do të jemi opozitë konstruktive, këtë e bëjmë më së miri”, tha ai te DPT te Fidani.

Por ai tha se do ta mendonin këtë vetëm nëse u ofrohet posti i kryeministrit.

Koalicioni qeverisës ka kohë që po përflitet për një zgjerim. Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e mirëpresin futjen e PDK’së në qeveri. I njëjti ka shfaqur ambiciet e tij për president.