SPORT

Deklarata e Wijnaldum për kapitullin e ri në karrierën e tij

Georginio Wijnaldum ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Paris Saint-Germainin duke e konfirmuar largimin e tij nga Liverpooli.

30-vjeçari u përshëndet me tifozët e Redsave pas fitores ndaj Crystal Palace në ndeshjen e fundit të Ligës Premier në sezonin 2020/2021.

Barcelona ishte klubi që e kërkoi fillimisht, megjithatë oferta e PSG-së ishte më e mirë.

“Nënshkrimi për Paris Saint-Germainin është një sfidë e re për mua. Po i bashkohem një prej skuadrave më të mira në Evropë dhe dua të ofroj gjithë dëshirën dhe përkushtimin tim në këtë projekt ambicioz”

“Paris Saint-Germaini e ka dëshmuar se sa i fortë është në vitet e fundit dhe unë jam i bindur se së bashku me tifozët, mund të shkojmë më përpara dhe më lartë”, ka thënë Wijnaldum për faqen zyrtare të klubit.