Kosova

Deklarata e policisë për incidentin ku u përfshinë Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, ku raportohet se pas debatit televiziv mes dy përfaqësuesve të partive politike, pati përdorim të dhunës, policia e Kosovës ka dhënë një prononcim për medie.

Policia e Kosovës thotë se pas raportimit, mbrëmë ka intervistuar të dyshuarit.

“Më datë 11.09.2019, rreth orës 22:55, Policia ka pranuar informatën lidhur me një incident në Fushë Kosovë, dhe njësitet e stacionit kompetent policor menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku aty kane takuar njërin nga personat e përfshirë i cili është në proces të intervistimit dhe tani janë duke ndërmarr të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, në mënyrë që në konsultim me prokurorin kompetent të ndërmerren veprime të mëtutjeshme”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, që transmeton Kosova.Info.

Sot priten veprimet e mëtejme të hetuesisë dhe prokurorit për këtë incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published.