EKONOMI

Deeuroizimi dëmton eksportet, turizmin dhe popullsinë që jeton nga remitencat

Synimi mbarëkombëtar i Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin dhe për promovimin e përdorimit të monedhës kombëtare (leku) ka shkaktuar efekte negative në ekonominë e këtij vendi, sidomos në industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitencat në Shqipëri.

Efektet negative të procesit të deeuroizimit kanë vënë në alarm Qendrën Shqiptare të Eksporteve dhe Albanian Food Industry.

Në një letër dërguar guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe për dijeni të kryeministrit Edi Rama, shoqatat vërejnë se efekti negativ në ekonominë e Shqipërisë arrin në 14 miliardë lekë, afërisht 108 milionë euro. /koha/