Kosova

Deda zyrtarëve të PDK-së: Pozitive të dalësh në opozitë, gara s’është për jetë a vdekje

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda i ka reaguar Partisë Demokratike të Kadri Veselit, duke thënë se të njejtën është më mirë që të pranojnë humbjen e pushtetit me dinjitet se sa të shfaqin aq haptas panikun.

Përmes një shkrimi në Facebook, Deda po thotë se nuk ka pushtet të përjeshtëm, e as opozitë të përjetshme, e se rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv.

“Nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme. Rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë. Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira”, thotë Deda.

Tutje, i njejti po thotë se nuk ka garë zgjedhore jetë o vdekje.

Sipas Ilir Dedës, Kosovës i duhet ndryshim i Qeverisjes, e kjo mund të bëhet vetëm nga opozita e bashkuar, rreth një program të saktë e ambicioz qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.