Kombëtare

Deçan: Hapin bastore sportive, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast organizimi të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Deçan, shkruan Kosova.info.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët kanë punuar – zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive.

Përveç të dyshuarit në atë lokal janë hasur edhe pesë persona- klientë. Njësiti përkatës i Policisë ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të shtypura për lojëra të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, të cilët e kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.