SPORT

Debutimi i “komplikuar” i Dresheviqit

Në 13 ndeshjet e para të edicionit në “Eredivisie” të Holandës, Ibrahim Dresheviq është paraqitur në qendër të mbrojtjes për Heerenveenin. I ka kompletuar të gjitha këto ndeshje, që dëshmon për stabilitetin që kishte. Në qendër të mbrojtjes u paraqit edhe për Kosovën ndaj Gjibraltarit, në miqësoren e fituar 1:0 më 10 tetor në Prishtinë. Në atë ndeshje debutuese te Kosova, po ashtu luajti 90 minuta, shkruan sot Koha Ditore.

Por gjërat ndryshuan shumë kur për Dresheviqin erdhi momenti për debutimin e vërtetë – në ndeshje kualifikuese. Ai kompletoi ndeshjen e së dielës mbrëma ndaj Anglisë, të cilën Kosova e humbi 4:0. Me paraqitje në atë takim e ka humbur të drejtën që ta ndërrojë përfaqësuesen.

Dresheviq ishte përfshirje befasuese në ekipin bazë të Kosovës për ndeshjen me Anglinë. Ndeshja në fakt nuk kishte rëndësi të madhe garuese për Kosovën, që me disfatën 2:1 nga Çekia në Plzen kishte humbur gjasat për kualifikim në “Euro 2020” përmes kualifikimeve të rregullta. Por, megjithatë, synohej rezultati pozitiv, apo të paktën humbje “e dinjitetshme” me rezultat të ngushtë. Kjo nuk ndodhi.

Përzgjedhësi Challandes ndaj Anglisë, Dresheviqin e aktivizoi në një pozitë jo të natyrshme për të, si mesfushor defensiv.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.