SPORT

Debat i nxehtë i Liverpool-it sikurse debati Messi vs Ronaldo

Debati se cili ekip mund të konsiderohet si më i miri, Liverpooli apo Manchester City, mund të krahasohet me argumentin e kamotshëm Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldos, thotë Jamie Redknapp.

Pep Guardiola i ka ndihmuar Man Cityt ta mbizotërojë futbollin anglez për një periudhë.

Të kaltrit, megjithatë, kanë ngelur prapa rivalëve nga jugperëndimi, të kuqtë e Anfield, të cilët e kanë ngritur nivelin e shkëlqesisë nën udhëheqjen e Jurgen Kloppit.

Liverpooli është buzë titullit të parë pas 30 vjetëve, pasi e ka dominuar sezonin 2019/20 duke e shkatërruar çdo skuadër që i ka dalë përpara.

Skuadra e Kloppit ka qenë shembull i vazhdimësisë, si City i Guardiolës para saj, dhe Redknapp e pranon se nuk ka përgjigje të duhur në debatin se cila prej këtyre skuadrave është më e mirë.

Ish-mesfushori i Liverpoolit tha për Sky Sports: “Është si analogjia Messi apo Ronaldo, cilin e parapëlqeni? Të dy janë të shkëlqyeshëm në punën që e bëjnë”.

“Man City luan më shumë përmes mesfushës, atyre u pëlqen loja me topin në këmbë. Liverpooli është ndryshe, lojtarët e tij e pasojnë topin te treshja sulmuese dhe magjia ndodh”.

“Pra nuk mund të thuash se ata luajnë keq, të dy këto ekipe luajnë në mënyrë madhështore dhe është kënaqësi t’i shikosh. Njëjtë edhe me Messin dhe Ronaldon. Varet cili lloj i futbollit të pëlqen”, shtoi ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483