SPORT

“De Ligt është i pandalshëm”

Mino Raiola, menaxheri i Matthijs de Ligt, ka këmbëngulur se mbrojtësi holandez do t’i përgënjeshtrojë kritikët e tij në Juventus, duke thënë se ai është i pandalshëm tamam si një cisternë nafte.

Holandezit i është dashur kohë për t’u përshtatur me jetën në Serie A, pas transferimit nga Ajaxi në verë, për 75 milionë euro në prag të ditëlindjes së 20-të.

Derisa i ka theksuar sfidat e bërjes së një hapi aq të madh në moshë aq të re, Raiola ka këmbëngulur se nuk dyshon në potencialin e madh të klientit të tij.

“Matthijs po bëhet si Roja e Natës, mund ta shohësh duke u zhvilluar para syve tuaj”, tha Raiola për holandezin, të cilin e krahasoi me rojet e “Murit” në serinë e famshme “Game of Thrones”.

“Po dëgjoj se ai po ka vështirësi në Juventus, por unë po e shoh Matthijsin duke u zhvilluar. Kjo është hera e parë për të në një klub të madh të huaj me kulturë ndryshe. Ai ishte i mësuar vetëm me kulturën e Ajaxit”, shtoi ai.

“Matthijs është si cisternë nafte, nuk mund të presësh nga ai të kthehet papritmas 90 shkallë. Ai shkon në mënyrë graduale, por në momentin që niset, është i pandalshëm”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.