SPORT

De Gea gabon rëndë

Portieri spanjoll i Manchester Unitedit, David de Gea, ka bërë një gabim të rëndë në ndeshjen mes Evertonit e Manchester Unitedit që është duke u zhvilluar.

Ai i dhuroi golin e epërsisë Evertonit në minutën e 3-të, që ui shënuan nga Dominic Calvert-Lewin. Për Unitedin barazoi rezultatin në minutën e 31-të, Bruno Fernandes.

Për De Gean është gabimi i shtatë që qon direkt në gol kundërshtar, që nga fillimi i stinorit të kaluar në Premier League. Ai e ndan pozitën e parë në këtë statistikë me Marin Dubravkan dhe Bernd Lenon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.