SPORT

De Biasi flet për gjendjen në Breshia: Gjithë këto vdekje janë diçka e tmerrshme

Giani De Biasi flet për gjendjen e nderë të krijuar në qytetin ku jeton, Breshia, pas katastrofës humanitare në Itali nga Koronavirusi.

Në një intervistë ekskluzive për “Calcio Today”, ish-trajneri i Shqipërisë thekson se qytetarët e Breshias janë njerëz me karakter të fortë dhe po reagojnë në mënyrën e duhur përballë kësaj krizë të rëndë humanitare në Itali. 

Përsa i përket çështjes së pagave të lojtarëve të futbollit italian, ish-tekniku i kombëtares sonë shton se është e drejtë që shteti të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës ekonomike të futbollit italian, pasi ai është ndër motorët kryesorë të zhvillimit të vendit.

Situata në Breshia – Po mundohem ta izoloj veten time nga pjesa e jashtme e botës. Po përpiqem të përqëndrohem ta gjërat pozitive, por është e vështirë. Gjithë këto vdekje janë diçka e tmerrshme. I njoh njerëzit në Breshia, janë njerëz të ashpër dhe dinë si të reagojnë në situata të vështira si kjo. Ata do të ngrihen. Nuk është rastësi që ky qytet është luanesha e Italisë.

Klubet e futbollit i kërkojnë ndihmë qeverisë italiane – Futbolli është njëri prej motorëve që shtyn përpara ekonominë italiane, kështu që është e drejtë që qeveria të ndërhyjë. Sigurisht që duhet të bëhet një dallim mes klubeve të Serisë A dhe klubeve të kategorive inferiore, duhet që t’u jepet zgjidhje problemeve ekonomike në këtë situatë. Duhet të gjendet rruga e duhur për të dalë jashtë këtij tuneli, sepse futbolli lejon shumë njerëz të jetojnë”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë Giani De Biasi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483