Kombëtare

Daut Haradinaj kërkon heqjen e taksës në ‘Rrugën e Kombit”, e quan ndëshkim për kosovarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta heqin taksën rrugore në ‘Rrugën e Kombit’ në Shqipëri.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo taksë me kosto të lartë duke si ndëshkim për popullin e Kosovës.

Postimi i Haradinajt:

“Isha duke u kthyer në Kosovë dhe i pashë kolonat e gjata duke e paguar taksën rrugore në Shqipëri.
Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës. DH”, ka shkruar Haradinaj.