Kombëtare

Daul dënon dhunën e përdorur në protestën e fundit në Shqipëri

Presidenti i EPP, Joseph Daul, ka dënuar ashpër dhunën e përdorur në demonstratat, siç i quan ai, të cilat u organizuan nga opozita në Shqipëri.

“Jam i shqetësuar nga përdorimi i dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri.”

“Të gjitha palët e përfshira duhet t’i rikthehen dialogut politik, t’i parashtrojnë shqetësimet që kanë dhe të qëndrojnë larg dhunës.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Këtë shkrim e ka mirëpritur ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka shpërndarë atë në Facebook. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.