Show Biz

Dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës, gjithçka duket një magji

Lajmi i shtatzënisë së moderatores së njohur, Klea Huta me partnerin e saj, Elgit Doda i surprizoi të gjithë ndjekësit pak ditë më parë.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm, dyshja ka vendosur të bëjë publike edhe ceremoninë e tyre të martesës, të zhvilluar në Marok.

Ditën e djeshme Huta vendosi të fshijë çdo postim nga rrjetet e saj sociale, duke nisur të ndajë me të gjithë fansat pak nga magjia e ditës së saj më të veçantë.

Ndërsa pak minuta më parë Klea publikoi fotot më të ëmbla të realizuara nga fotografja Anjeza Dyrmishi, në një udhëtim i cili duket se i ka dhuruar moderatores kujtimet më të bukura.

Edhe Elgiti ka ndarë me fansat fotot ku shfaqet e veshur me kostumin e zi të dhëndrit dhe Klea me fustanin e bardhë të nuses.

Ashtu siç duket nga postimet, dyshja ka përjetuar momentet më të veçanta teksa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Komentet e ëmbla dhe urimet nga të gjithë miqtë e dyshes apo të afërmit nuk kanë munguar as në rrjetet sociale. Me siguri të gjithë janë duke pritur me padurim, të tjera foto nga ky moment special i dyshes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.