Show Biz

“Dashni”, kënga me e re nga Shkumbin Hajdini

Artisti i njohur Shkumbin Hajdini ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Dashni” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, derisa për muzikën dhe producimin është përkujdesur i njëjti në bashkëpunim me ‘Pllumbi Beats’.

“Dashni” gjithashtu u finalizua me klip nga produksioni “Zoom Production”.

Projektin tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube, i cili besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Si një emër i ri në skenë, Shkumbini shquhet për vokalin e veçantë dhe projektet atraktive që herë pas here sjell.

Përveç “Dashni”, këngët më të njohura të Shkumbinit janë: “100 Vera”, “Na Dy”, “BabyGal”, etj. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.