Kosova

Darrieussecq nderon ushtarët francezë të vdekur në Kosovë

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecq, ka bërë homazhe te monumenti kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë.

Sipas saj, më shumë se 50 mijë ushtarë freancezë ishin në Kosovë gjatë periudhës 1999-2017, ku thekson se Franca nderon të gjithë ushtarët që dhanë jetën nën ngjyrat e flamurit francezë

“Franca nuk harron se angazhimet e ushtrisë franceze në ish-Jugosllavi i kushtuan me jetën 114 ushtarëve të saj. Ne nderojmë të gjithë 300 mijë luftëtarë që luftuan me guxim, larg vendit të tyre, në kushte të vështira dhe vuajtën pas luftës nga mungesa e njohjes nga ana e kombit. Së bashku, i nderojmë ushtarët që luftuan për Francën dhe që pushtojnë këtë varrezë të Prishtinës”, raporton eo.

“Është e rëndësishme për mua, në këto hapësira simbolike, t’u bëj nderime ushtarëve francezë që morën pjesë në konfliktin në ish-Jugosllavi. Kujtimi për operacionet tona të jashtme duhet te mbahet lartë, sepse e di se bashkatdhetarët tanë kanë admirim dhe respekt për angazhimin e këtyre burrave dhe grave të gatshëm për sakrificën e fundit”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.