Dardanët zbresin në Yerevan

Kombëtarja e Kosovës në futboll, tashmë ka zbarkuar në Yerevan të Armenisë.

Armenia dhe Dardanët do të përballen të premten mbrëma në miqësoren e parë të këtij viti, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kombëtarja jonë, sot ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes për Armeni.

Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës ka arritur në Yerevan.

“Dardanët arrijnë në Yerevan të Armenisë për miqësoren e së premtes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Miqësorja mes Armenisë dhe Kosovës fillon në orën 17:00.

Go to TOP