Dardanët kryejnë stërvitjen e parë në Budapest

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Budapest.

Dardanët të martën mbrëma luajnë miqësoren kundër Hungarisë në Budapest.

Kosova në duel me Hungarinë vjen pas fitores ndaj Armenisë (1-0), miqësore kjo e zhvilluar dy ditë më parë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Kombëtarja jonë  kreu stërvitjen e parë në Budapest.

Krahas ngrohjeve të zakonshme dhe lojës me top në hapësira të ngushta, futbollistët kanë punuar në taktikën që përzgjedhësi Foda ka përgatitur për duelin me hungarezët.

Ndeshja Hungari-Kosova luhet në “Puskas Arena’ prej orës 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Go to TOP