Kosova

Dardan Molliqaj nuk e pranon Haki Abazin si përfaqësues i VV’së, fillon përplasja mes tyre

Në emisionin Pressing të T7, po përballen Haki Abazi nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj nga koalicioni PSD-AAK. 

Të dy kanë filluar menjëherë përplasjet pasi Molliqaj tha se nuk e konsideron përfaqësues të VV’së, Abazin. 

“Haki Abazi nuk e përfaqëson Vetëvendosjen. Ata nuk guxojnë me dalë me folë me të tjerët. Unë po vi me tregu se kam qef me diskutu me ta”, ka thënë Molliqaj. 

Abazi i ka thënë se ai po bën manipulime dhe i ka thënë se ka shkuar te haraçi. 

Molliqaj tutje i ka thënë Abazit se është ‘një servi’. 

Kandidati i VV’së për deputet i ka thënë Molliqajt se ajo që deklaroi është një gënjeshtër.