Kosova

Dardan Gashi: Nisma nuk ka vija të kuqe

Shefi i Shtabit të koalicionit Nisma-AKR-PD, Dardan Gashi, ka treguar arsyen se pse emri i tij nuk figuron ndër 110 të tjerët në listën për deputet.

“Po jo të gjithë duhet të garojnë. Kam marrë rolin që të punoj për fushatë. Jam kyçur vonë në Nisma dhe nuk është e ndershme që paradite të futesh në një parti dhe pasdite në listë”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

“Unë duhet të punojë. Nisma do të jetë në qeverisje sepse do të ketë suksese në zgjedhje. Është ekip e dinjitetshme. Ne nuk kemi pranuar të jemi në koalicion me parti që me çdo kusht duan që të dalin të parat. Kemi pasur oferta nga të gjitha partitë e mëdha dhe i kemi refuzuar”.

Por pas 6 tetorit, Gashi ka thënë se ata nuk kanë vija të kuqe për partitë politike.

“Ne nuk kemi vija të kuqe ndaj askujt”.