Kosova

Dardan Gashi kërkon bojkotimin e vizitës së shefit të Diplomacisë së BE-së në Kosovë

Zëvendëskryeministri në detyrë i qeverisë Haradinaj, Dardan Gashi, ka deklaruar se vizita e shefit të Diplomacisë së Komisionit Europian, Josep Borrell, nuk po dihet në cilësinë e çfarë formati do të mbahet.

Gashi ka thënë se vizita e Borellit në Kosovë duhet të bojkotohet, pasi agjenda e tij duke injoruar pjesëtarët e qeverisë së Kosovës, po nënkupton se ai do të qëndron në Prishtinë sikurse një diplomat spanjoll, dhe jo si shef i diplomacisë se Jashtme të BE’së.

Zv.kryeministri Gashi ka thënë se vizita e Borellit po theksohet si qëndrim diplomatik i Spanjës, vend ky që nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës.

“Shefi diplomacisë Borrell, a po vjen si përfaqësues i diplomacisë së BE’së, apo si diplomat spanjoll. Mënyra se si e ka dizajnuar agjendën, duke i anashkaluar pjesëtarët e Qeverisë së Kosovës, por vetëm duke e reduktuar në nivel të liderëve partive politike, dhe administratës lënë të dyshohet se po theksohet qëndrimi diplomatik i shtetit të Spanjës, i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës, por sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë. Për mendimin tim, vizita e Borrellit do të duhej të bojkotohet për këtë agjendë”, tha Gashi përmes telefonit për Metron.

Kujtojmë se Borell nesër ka publikuar agjendën e takimit, ku takim do të ketë vetëm me presidentin Hashim Thaçi në nivel zyrtar, kurse me liderët e partive dhe disa OJQ të nivelit administrativ./gazetametro.net

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.