SPORT

Dardan Berisha rikthehet në shtëpinë e tij

Edhe zyrtarisht, Dardan Berisha është basketbollist i Pejës

Lajmin e ka bërë të ditur KB Peja përmes një njoftimi në Facebook ku shkruan: “Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës”.

Klubi bën të ditur se Berisha “ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonin 20/21”.

Ndër të tjera, Klubi ka njoftuar se Dardani “debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezantohet para publikut”.

Shfaq më shumë
//ugroocuw.net/4/3473483