SPORT

Dardan Berisha rikthehet me fitore te Peja

Peja ka fituar bindshëm ndaj Ibar Rozhajes në Ligën Ballkanike, në ndeshjen e parë pas rikthimit të yllit Dardan Berisha.

Pejanët fituan 94:80 në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi e deri në fund.

Dardan Berisha kontribuoi me 23 pikë si top-shënues në ndeshjen e parë pas rikthimit pas më shumë se gjashtë vjetësh.

Tani Peja në këtë ligë ka tri fitore e tri humbje në pozitën e dytë. Ndeshjen tjetër e luan me Vllazninë. Ligës i prin Academic Bultex me pesë fitore e asnjë humbje. Ibari është i treti me tri fitore e dy humbje. Pasojnë Rahoveci e Vllaznia me nga një fitore e nga katër humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483