Dani Alves ndan rrugët me Sao Paulon, mbrojtësi 39 vjeçar po kërkon një klubi të ri

Futbollisti legjendar brazilian Dani Alves është larguar nga Sao Paulo dhe është duke kërkuar një klub të ri në moshën 39 -vjeçare.

Futbollisti më i trofeshëm në histori u largua nga Sao Paulo pas dy vitesh në të cilat luajti 95 ndeshje, shënoi 10 gola dhe dhuroi 14 asistime.

Thuhet se ndarja erdhi pasi klubi i kishte borxh 1.8 milion euro.

Alves, i cili ka fituar 43 trofe në karrierën e tij, ka luajtur gjithashtu për Bahia, Sevilla, Barcelona, ​​Juventus dhe PSG.

Ai tani është duke kërkuar një klub të ri, dhe Flamengo është listuar si kandidati kryesor për transferimin e tij.

Go to TOP