SPORT

Dallku: Duhet t’i shfrytëzojmë shanset tona, kundërshtari fitoi me dy raste

Dukagjini pësoi humbje prej 2-1 në terren të vet nga Prishtina, në ndeshjen e javës së pestë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Duke e komentuar ndeshjen, trajneri i ekipit nikoqir, Armend Dallku, ka thënë se bardhekaltrit fituan me dy raste të vetme.

Në deklaratën pas ndeshjes, ai ka theksuar se fokusi dhe angazhimi ishte i njëjtë sikur në të gjitha ndeshjet dhe se të zgjedhurit e tij patën raste që nuk i shfrytëzuan.

Dallku ka thënë tutje se skuadra e tij është dëmtuar nga penalltia, sepse, sipas tij,. nuk pati pamje të VAR-it.

Trajneri ka pohuar se Dukagjini po krijon shumë raste, por nuk arrin të shënojë, prandaj duhet të përmirësohet në këtë drejtim.