Dallas Mavericks triumfojnë përballë Golden State, Clippers mposhtin Portland Trail Blazers

Skuadra e Golden State Warriors është mposhtur në ndeshjen kundër Dallas Mavericks. Clippers morën fitore ndaj Portland Trail Blazers.
Dallas Mavericks kanë marrë një fitore të rëndësishme kundër Golden State Warriors, me rezultatin 116:113.
I jashtëzakonshëm në këtë përballje ishte slloveni Luka Doncic, i cili shënoi plot 41 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Tim Hardaway Jr, i cili shtoi 22 pikë.

Steph Curry në anën tjetër shënoi 32 pikë, por këto s’i mjaftuan skuadrës së tij.

Në ndeshjen tjetër, mes Clippers dhe Portland, rezultati shënoi 118:112, në favor të skuadrës nga LA.

Reggie Jackson me 24 pikë dhe Norman Powell me 32 pikë ishin më të mirët te Clippers, në fitoren e mbrëmshme.

Në radhët e Portland, Anfernee Simons shënoi 37 pikë, derisa Jerami Grant shtoi 32 pikë, por dyshja nuk i mjaftoi Blazers.

Go to TOP