Kosova

Dalin rezultatet për të helmuarit në KQZ nga zarfet që erdhën nga Serbia

Për zarfet e ardhur me vota nga Serbia është përjashtuar mundësia e ndonjë agjensi infektiv.

Kështu është thënë nga drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lindira Ajazaj – Berisha, në një konferencë për media, pas rezultateve që i kanë marrë nga Instituti i Biokimisë, shkruan Kosovainfo.

Ajo ka thënë se gjendja e pacientëve është e mire dhe se janë duke shikuar për lirmin e tyre.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtim që është një pyetje një sëmundje infektive.Të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga instituti biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjensi infektiv.Ne sikur edhe dje, edhe sot në klinikën infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë. Kur ta shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë për në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë, është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, ka shtuar ajo.