Show Biz

Dalin pamjet e dasmës së çiftit Bieber

Një vit më parë, këngëtari i njohur Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Baldwin, u kurorëzuan në fshehtësi me martesë, duke na habitur të gjithëve.

Gjithçka mes tyre ndodhi shumë shpejt dhe askush s’e priste ta shihte dyshen të martohej sa hap e mbyll sytë.

Mirëpo, pavarësisht “nxitimit” apo problemeve të shumta në marrëdhënie, Justin dhe Hailey ia kanë dalë ta mbajnë gjallë dashurinë e tyre.

Këtë fundjavë, ato kanë zhvilluar në Karolinën e Jugut ceremoninë e martesës, të cilën nuk e kishin bërë ende pas kurorëzimit.

Në rrjet janë publikuar pamjet e para nga dasma, megjithëse çifti është munduar të tregohet sa më diskret për këtë pjesë.

Hailey ka shkëlqyer e veshur nuse, teksa mbante një vello mbi flokët e mbledhura.

Justin kishte veshur një kostum të zi, duke u kombinuar më së miri me partneren.

Miqtë e çiftit kanë publikuar në rrjete sociale detaje nga dasma, e cila ishte e gjitha e personalizuar.

Në fund të mbrëmjes, Hailey veshi një xhaketëlëkure, në shpinën e së cilës shkruhej “Nusja”.

Gjithashtu, shishet e shampanjës e çdo pije tjetër, mbanin emrin e Hailey-t dhe Justin-it.

Për mbyllje, nusja mori edhe një super masazh nga doktor Jocelyne, që i hoqi asaj të gjithë lodhjen e këtyre ditëve.

Me trashëgime çiftit!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483