Kosova

Dalin nga karantina mjekët nga Vitia

17 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, mbrëmë kanë dalë nga karantina, pasi kanë rezultuar negativë në testimet për koronavirus. Ata janë vetizoluar për 15 ditë, meqenëse kanë pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar 77-vjeçari i infektuar me COVID-19.

Lajmin se kanë dalë nga karantina e ka konfirmuar Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli.

 Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka njoftuar se i gjithë personeli shëndetësor kanë rezultuar negative.

“Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH”, ka shkruar Kadolli./GazetaExpress