SPORT

Dalin detaje tronditëse/ ‘Bullafiqi po vdes…’, zbulohet audio e mjekëve të Maradonës

Dalin detaje të tjera tronditëse në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradonës.

Së fundmi në media është publikuar audion e bisedës mes dy mjekëve të Maradonës, neokirurgut ,Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, të cilët kanë qenë pranë ish-futbollistit në periudhën e fundit të jetës së tij, shkruan “Sport Mediaset”.

“Rri e qetë Agustina, – i drejtohet Leopoldo Luque psikiatres, që ndiqte “El pibe de Oron”, në një bisedë të regjistruar të përfshirë në regjistrin e të dyshuarve.

“Më duket se pësoi një arrest kardiak, bullafiqi po vdes”-dëgjohet të thotë Leopoldo Luque .

“Nuk e kam idenë se çfarë bëri ai. Unë po largohem. Tani më të është ambulanca së bashku me mjekët e urgjencës, më duket se hyri në intubim.

“Ne e kishim bërë atë për 10, 15 minuta, sepse ambulanca nuk po vinte. Hymë në dhomë, bënte ftohtë dhe filluam të bëjmë reanimacionin. Nuk na thonë si është gjendja. U largova dhe nuk mora vesh asgjë”-dëgjohet në audio.

Sipas mediave argjentinase duke u bazuar në materialin, mjeku Luque e Cosachov do të merret në pyetje nga Prokuroria në Argjentinë.