Kosova

Dalin detaje nga aksioni në Veri ku ka edhe të arrestuar

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në mëngjes një aksion tjetër në veri të vendit.

Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale duke shtuar se aksioni është vazhdimësi e operacionit të mëparshëm që lidhet me arrestimin e personave të dyshuar për “krim të organizuar” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Branisllav Radoviq, ka thënë se me urdhër të gjykatës janë zhvilluar kërkime në dy lokacione në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani lidhur me vepra të ndryshme penale janë arrestuar tre persona.

Njërit nga personat e arrestuar i janë sekuestruar edhe disa armë.

Policia e Kosovës pritet që më vonë të dalë me detajet e plota rreth operacionit të sotëm.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483