Kombëtare

Daka tregon se si do të veprohet me ata që votuan me letërnjoftim të Serbisë

Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se votimi po zhvillohet në rregull.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha gjatë konferencës për shtyp në ora 15.30, se procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore po kalon mirë dhe pa ndonjë problem.

“Deri në ora 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 18.729 apo 32,3 për qind të qytetarëve me të drejtë votë në katër komunat”, tha Daka.

Ajo tha se gjatë votimeve, disa komisionerë e kishin të paqartë se me cilat dokumente identifikimi duhet të votojnë qytetarët, duke shtuar se tashmë u është bërë e qartë atyre se dokumentet valide janë ato të Republikës së Kosovës

Zgjedhjet në veri po vëzhgohen edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV).