Show Biz

Dafina Zeqiri nominohet për çmimin e rëndësishëm të eksportit muzikor nga Qeveria Suedeze

Artistja e njohur njihet për sukseset e saj dhe projektet e shumta muzikore.

Ndërkohë, Dafina Zeqiri ka arritur edhe një sukses duke u vlerësuar nga Suedia.

Lajmin e ndau vetë këngëtarja në rrjete sociale natyrisht duke iu gëzuar këtij suksesi.

Dafina është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruan në postimin e  ministres suedeze.

Tutje, Dafina, shkruan; “E nominuar së bashku me artistë të mahnitshëm, frymëzues si: Ludwig Goransson, Garmarna, Nea dhe Oscar Holter është një bekim i tillë! Dhe do të doja të falënderoja Musicexport suedez 2020 për njohjenNumri i argjendtë i lehtë paraqiste një ballë të lidhur ngushtë, duke ngacmuar barkun e saj poshtë. e punës sime, pa ÇMIM”.