Show Biz

Dafina rrezikon shumë, shfaqet në kulmin e një ndërtese

Këngëtarja Dafina Zeqiri njihet për rreziqet që merr dhe i tillë ka qenë edhe rreziku që e ka marrë sot

Dafina Zeqiri ka vazhduar me fotot interesante të saj në rrjetet sociale dhe e tillë është edhe fotoja e saj e fundit.

https://www.instagram.com/p/CAp3_s4BVyY/

Këngëtarja sot është shfaqur në kulmin e një ndërtese kurse poshtë dy fotografive e ka shkruar “Sunnyhill”, duke dhënë të kuptohet se ajo është në Bregun e Diellit në Prishtinë ku edhe e ka vendbanimin.

Në prapavijë të saj shihet qyteti i Prishtinës derisa Dafina nuk tregon se ku është e mbështetur.

Dafina është njëra prej këngëtarëve më aktive këtë vit dhe kjo nuk është hera e parë që shfaqet në këtë formë. Ditë më parë ajo ishte shfaqur edhe në ballkonin e një ndërtese ku kishte pozuar hipur në murin e ballkonit. 

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483